“Aferë 430 milionë euro”, Rama: Më tregoni vërtetimin dhe unë kaloj me partinë e Bashës
Opozita thotë se afera e inceneratorëve ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh, ndërsa kryeministri Rama kërkoi nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku se nga ka dalë kjo shumë. Tabaku e pyeti Ramën për inceneratorin e Elbasanit dhe shkeljet e pretenduara aty. “Kur kanë tepruar 4 milionë euro tek inceneratori i Elbasanit, sipas pagesave zyrtare të buxhetit të shtetit, por njëkohësisht kur impianti ka kushtuar gjysmën e vlerës, […]