play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Interesante

Ashtu si njerëzit, macet mund të sëmuren nga demenca

today13/08/2025

Background
share close

Macet mund të pësojnë demencë në një mënyrë të ngjashme siç njerëzit pësojnë Alzheimer, duke nxitur shpresa për përparime në kërkime, raporton BBC.

Shkencëtarët e University of Edinburgh kryen një ekzaminim te 25 mace të ngordhura që kishin simptoma të demencës si konfuzioni, çrregullimi i gjumit dhe mjaullima të shtuara. Ata gjetën pllakëzim të amiloid-betës, një proteine toksike që është përcaktuese për sëmundjen e Alzheimerit.

University of Edinburgh Black and white MRI scans of two cat brains. The one on the left has light areas which show brain loss, while the one on the right from a normal cat does not have the same light areas.

Zbulimi është vlerësuar nga shkencëtarët si “model i përsosur natyror për Alzheimerin”, të cilët besojnë  se do t’i ndihmojnë të gjejnë trajtime të reja për njerëzit.

Sipas Robert McGeachan, “demenca është sëmundje shkatërruese, qoftë nëse prek njerëzit, macet apo qentë. Kjo hap derën për të eksploruar trajtime të reja për sëmundjen e Alzheimerit që mund të ndihmojë edhe kafshët tona që plaken.”

Në sinapset e trurit lejohet kalimi i mesazheve mes qelizave dhe humbja e tyre për shkak të pllakëzimit të amiloid-betës shkakton humbje të kujtesës dhe aftësive logjike te njerëzit që diagnostikohen me Alzheimer.

Shkencëtarët gjetën prova se qelizat mbështetëse të trurit si astrocitet dhe mikrolia, mbështillnin sinapset e prekura. Ky është një proces i rëndësishëm gjatë zhvillimit të trurit, por ndikon te demenca.

Shkencëtarët shpresojnë se ky zbulim do t’i ndihmojnë të kuptojnë dhe trajtojnë edhe demencën te macet, e cila është “po aq shkatërruese për kafshën, sa edhe për pronarin”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *