Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/07/2025
Prej sot, qytetarët shqiptarë kanë në dispozicion një mjet të ri digjital për të denoncuar çdo shkelje apo abuzim nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës.
Bëhet fjalë për aplikacionin “Agjencia Digjitale”, i cili është tashmë i disponueshëm falas për t’u shkarkuar në të dy platformat kryesore mobile – iOS dhe Android.
Ministri Hoxha theksoi se kjo platformë do të funksionojë paralelisht me kanalet ekzistuese të denoncimit, si numri jeshil 0800 90 90, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e administrimit të ankesave dhe forcimin e integritetit institucional.
Në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e aplikacionit morën pjesë përfaqësues të AMP-së, Ministrisë së Brendshme dhe misionit ndërkombëtar ICITAP.
Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani, deklaroi se ky aplikacion vjen në një moment me rëndësi të veçantë për vendin, duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj gjatë sezonit turistik.
“Kjo platformë digjitale rrit sigurinë publike duke kontribuar në imazhin e Shqipërisë si një vend mikpritës që i jep prioritet dhe transparencë në standardet europiane të shërbimeve. Për ne, në qendër të veprimtarisë së përditshme qëndron qytetari. Angazhimi ynë i palëkundur është ndërtimi i një sistemi që garanton drejtësi, siguri dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha Sulejmani.
Aplikacioni “Agjencia Digjitale” mundëson raportime në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke ofruar gjithashtu mundësinë për të denoncuar në mënyrë anonime. Kjo e bën më të thjeshtë dhe më të sigurt pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)