play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqet online

today21/10/2026

Background
share close

Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online.

Mes institucioneve që kanë marrë masa janë qeveria e Finlandës, Këshilli Bashkiak i Edinburgut dhe disa faqe të programeve të BBC-së, përfshirë “Doctor Who” dhe “The Traitors”. Edhe në Holandë janë çaktivizuar disa faqe zyrtare, mes tyre ajo e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike dhe e Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin.

Ekspertët paralajmërojnë se këto dobësi mund t’u japin hakerave mundësinë të ndërhyjnë në sistemet informatike pa pasur nevojë të identifikohen paraprakisht. Kjo mund të çojë në instalimin e programeve keqdashëse ose në nxjerrjen jashtë funksionit të faqeve të internetit.

Eksperti i sigurisë kibernetike Don Smith, nga kompania Sophos, tha për BBC-në se këto dobësi mund të kthehen në objektiv të rëndësishëm për sulmuesit. Sipas tij, sfida nuk është vetëm instalimi i përditësimit, por edhe identifikimi i të gjitha sistemeve dhe programeve ku përdoret PHP, pasi në shumë raste organizatat mund të mos e dinë se teknologjia është pjesë e shërbimeve të tyre.

Ndërkohë, drejtori i teknologjisë në kompaninë Cloudflare, Dane Knecht, bëri të ditur se janë vërejtur shenjat e sulmeve të para dhe se po përditësohen masat mbrojtëse për t’iu përgjigjur mënyrave të reja të sulmit.

Ende nuk është përcaktuar plotësisht se cilat versione të PHP-së janë prekur. Sipas CERT-EU, dobësitë mund të ndikojnë në versionet nga PHP 5 e tutje, i cili u publikua në vitin 2004.

PHP përdoret për të mundësuar funksionimin e shumë faqeve të internetit, platformave dhe shërbimeve online. Edhe pse jo të gjitha faqet mbështeten në këtë teknologji, ajo është një nga gjuhët e programimit të përdorura gjerësisht në internet.

Autoritetet u bëjnë thirrje organizatave që të instalojnë përditësimet e nevojshme dhe të kontrollojnë sistemet e tyre për shenja të mundshme ndërhyrjeje, pasi rreziku mund të vazhdojë edhe pas rregullimit të dobësive.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *