Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shqipëria ka totalisht në dorë fatin e grupit C1 në Ligën e Kombeve. Kombëtarja e teknikut Rolando Maran mori maksimumin ndaj San Marinos dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, për të qenë e vetme në krye, ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia me 7 pikë, dy rivalët tanë të muajit nëntor.
Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, kuqezinjtë e komplikuan pozicionin e tyre, megjithatë disfata e finlandezëve ndaj Bjellorusisë ka rihapur plotësisht garën.
Kombëtarja shqiptare nuk e ka plotësisht në dorë fatin e saj, por një skenar i favorshëm mund ta rikthejë në krye të grupit.
Dy fitore në dy ndeshjet e fundit do ta çonin Shqipërinë në kuotën e 15 pikëve, duke i dhënë mundësinë të sigurojë vendin e parë.
Çdo pikë e humbur në këtë fazë mund të rezultojë vendimtare për fatin e grupit.
Një fitore dhe një barazim do ta çonin Shqipërinë në 13 pikë, por në këtë rast gara mund të vendosej nga pikët e kundërshtarëve dhe kriteret e renditjes, ndeshjet direkte.
Në krahun tjetër, Finlanda e Bjellorusia përpos përballjes me Shqipërinë kanë duelin edhe me San Marinon, që në letër mund t’i ndihmojë për të marrë 3 pikët dhe qenë kërcënim serioz për Shqipërinë e Rolando Maran.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)