Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/06/2026
Të hënën, më 22 qershor, qytetarët u mblodhën sërish në kryeqytet për protestën e 23-të radhazi për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Sikurse edhe ditët e tjera, qytetarët u tubuan fillimisht para godinës së kryeministrisë teksa shpalosën flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.
Kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta: kundër projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.
Në minutat e para të tubimit, grupi koordinues i protestës ka dalë me një deklaratë të rëndësishme, ku ka shpalosur kërkesat zyrtare të hartuara mbi bazën e propozimeve të qytetarëve.
Mes pikave të hartuara, protestuesit kërkuan krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12 mujor.
Një tjetër kërkesë e protestuesve ishte ndërmarrja e ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të kufizonin ushtrimin e detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë karrierës politike të një individi.
Përmbajtja e deklaratës:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë:
– ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
– ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
-kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4- Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
-Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
-Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
– Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5- Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.
Marshimi në rrugët e Tiranës
Teksa ora shënon 21:50 minuta e mbrëmjes, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit me thirrjet: “Çohuni nga kafja“, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama jepe dorëheqje“.
Ata ftojnë qytetarët e tjerë t’u bashkohen në marshim, në lëvizjen popullore, që ato e konsiderojnë si përballje me “politikën e vjetër”.
Kryeministri Rama i thotë “jo” dorëheqjes
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të protestuesve për largimin e tij, kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen dhe se Shqipërinë nuk do ta lërë në duart e “zhurmuesve”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)