play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Shefi i skuadrës sulmon federatën, Fred Vasër: FIA ndryshoi rregullat kundër Ferrarit

today21/05/2026

Background

Qoftë duke nisur nga vija e parë, e dytë apo e tretë, garat e para të sezonit 2026 kanë treguar se Ferrari ka një start të jashtëzakonshëm, me Lëklerkun dhe Hamiltonin që shpesh gjenden në krye pas kthesës së parë. Një avantazh i rëndësishëm, rezultat i një zgjedhjeje të saktë teknike që arrinte të kapërcente një nga problemet kryesore të njësive të reja të fuqisë.

Megjithatë, ky avantazh rrezikon të bëhet gjithnjë e më pak vendimtar pas ndryshimeve në rregullore të vendosura nga FIA. Për këtë arsye, Frederik Vasër nuk e fsheh pakënaqësinë: “Ajo që ndodhi është e padrejtë ndaj Ferrarit. Skuadrat e tjera nuk janë sjellë në mënyrë korrekte”, thotë drejtuesi i skuadrës nga Maranelo.

ZGJEDHJA E FERRARIT

Është e vështirë të mos i japësh të drejtë shefit të “Kokëkuqes”, i cili në një intervistë për “The Race” shpjegoi se përdorimi i një turboje më të vogël në SF-26 ishte rezultat i analizave të detajuara gjatë fazës së projektimit. Ferrari zgjodhi një reagim më të shpejtë të turbokompresorit, duke sakrifikuar disi fuqinë maksimale. “Kompromisi ishte i qartë, duam të fitojmë një të dhjetën në xhiro apo të humbasim pesë pozicione në nisje? Përgjigjja e inxhinierëve ishte e menjëhershme, më mirë të kemi një start të fortë”, shprehet Vasër. Një qasje logjike, sidomos duke marrë parasysh sa e rëndësishme është për makinat e reja të garojnë në ajër të pastër dhe në krye të grupit.

 

ANKESAT E RIVALËVE

 

ZEMËRIMI I VASËRIT

Para Çmimit të Madh të Australisë, FIA ndërhyri duke vendosur një procedurë të re nisjeje: pesë sekonda shtesë para ndezjes së semaforëve, për t’u dhënë skuadrave kohë të sjellin turbokompresorin në presion optimal. Kjo do të thotë se edhe skuadra si Mercedesi, që kanë zgjedhur turbokompresorë më të mëdhenj dhe më efikasë në aspektin e fuqisë, tani mund të nisen mirë pa krijuar situata të rrezikshme. “Pa dyshim, ky ishte vendimi më i pafavorshëm për ne. Por nuk mund të bëja shumë. Kur bëhet fjalë për sigurinë, vendimi i takon vetëm FIA-s. Sigurisht, mund t’u kishin kërkuar skuadrave të tjera të niseshin nga ‘pit-lane’ nëse situata ishte aq e rrezikshme sa pretendojnë…”, shpreh Vasër.

AVANTAZHI PO ZBEHET

Me kalimin e garave, avantazhi i Ferrarit rrezikon të reduktohet gjithnjë e më shumë. Nuk është rastësi që skuadra si Audi dhe Mercedes kanë përdorur një pjesë të madhe të “filming day” për prova nisjeje, duke treguar që në Majami përmirësime të dukshme në reagimin në semafor. “Besoj se pa rregullat e reja disa makina do të ishin ende në nisjen e Kinës”, ironizoi me hidhërim Vasër, i cili më tej i shtoi akuzat: “E vërteta është se për ne kjo ishte një zgjedhje shumë e rëndësishme. Ne zhvilluam motorin në një mënyrë të caktuar dhe më pas rregullat u ndryshuan në minutën e fundit. Kjo është e padrejtë”.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Uncategorized

Flamurtari kampion në basketboll për femra

Flamurtari u shpall kampion në basketbollin për femra pasi fitoi edhe finalen e tretë ndaj Partizanit 76-55 duke e mbyllur serinë me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Skuadra vlonjate siguron kështu titullin e 27-të në histori, të dytin radhazi, ndërsa në gjashtë vitet e fundit ka fituar pesë tituj kampionë. Ky […]

today06/05/2026

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *