play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

today11/11/2026

Background
share close

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas raportimeve të shumta për alarme për bomba në institucionet arsimore në Itali, duke deklaruar se deri më tani nuk është konstatuar asnjë element që të tregojë ekzistencën e një rreziku konkret.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meloni bëri të ditur se qeveria po e ndjek me vëmendje situatën, ndërsa autoritetet dhe institucionet përgjegjëse janë angazhuar për të monitoruar zhvillimet dhe për të qetësuar qytetarët, familjet dhe personelin arsimor.

“Qeveria po ndjek me vëmendje të madhe raportimet e shumta lidhur me alarmet për bomba në institucionet shkollore.

Forcat e Rendit dhe institucionet, në çdo nivel, janë të angazhuara për të monitoruar situatën dhe për të qetësuar qytetarët, familjet dhe personelin shkollor.
Për momentin, nga verifikimet e kryera, nuk rezulton asnjë element që të bëjë të besohet se ekziston një rrezik konkret.

Raportimet duket se lidhen më tepër me një strategji që synon të krijojë alarm dhe shqetësim, për të cilën po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, deklaroi Meloni.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *