Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/11/2026
Reperi i njohur kanadez Drake ka surprizuar sërish fansat shqiptarë, duke u shfaqur me një bizhuteri luksoze ku spikat simboli i shqiponjës dykrenare.
Simboli ynë kombëtar duket se vazhdon të jetë pjesë e stilit të reperit të famshëm Drake. Në videoklipin e tij të fundit, artisti ka tërhequr vëmendjen me një aksesor të veçantë, që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku shqiptar.
Bëhet fjalë për një varëse të artë me shqiponjën dykrenare, e zbukuruar me gurë të shndritshëm, e cila bie në sy gjatë skenave të videoklipit të këngës “Ya Hit”.
Kënga vjen në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës rap, mes tyre Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, ndërsa paraqitja e Drake me simbolin kuqezi ka nxitur interes të veçantë në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që reperi shfaqet me simbole shqiptare. Edhe në paraqitje të mëparshme publike, ai ka përdorur veshje dhe aksesorë të dekoruar me shqiponjën dykrenare, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë në mbarë botën.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ky simbol ka një domethënie të veçantë për artistin apo është thjesht një zgjedhje estetike në stilin e tij.
Një gjë është e sigurt: sa herë që Drake shfaqet me shqiponjën dykrenare, interesi dhe dyshime ngrihen për ndonjë raport dashurie me një vajzë shqiptare.

Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)