Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/11/2026
Jensen Huang, themeluesi dhe drejtuesi i Nvidia-s, po përballet me një krizë që mund të vërë në pikëpyetje të ardhmen e tij në krye të një prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë.
Pas publikimit të pretendimeve për një marrëdhënie me një sipërmarrëse kineze, e dyshuar nga autoritetet amerikane për lidhje me inteligjencën e Pekinit, mbi Huang janë shtuar presionet nga aksionerët dhe bordi drejtues i kompanisë. Çështja ka marrë përmasa edhe më të mëdha pas nisjes së një hetimi të pavarur për të verifikuar nëse drejtuesi i Nvidia-s është përfshirë pa dijeninë e tij në një operacion të mundshëm spiunazhi. Ndërkohë, në platformën e basteve Polymarket kanë nisur të qarkullojnë parashikime për largimin e tij nga drejtimi i kompanisë.
Dyshimet lidhen me mundësinë që teknologjia amerikane të ketë përfunduar në duart e subjekteve kineze, duke shmangur kufizimet e eksportit. Kina i ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh, duke i cilësuar ato si një fushatë denigruese. Deri tani nuk ka një përfundim zyrtar që të provojë se Huang ka bashkëpunuar me inteligjencën kineze apo se sekretet e kompanisë janë komprometuar.
Megjithatë, lajmet kanë ndikuar në bursë, ku më 9 nëntor aksionet e Nvidia-s ranë me 4.3%, duke fshirë rreth 190 miliardë dollarë nga kapitali i saj. Ndërkohë, në Polymarket, mundësia që deri më 31 dhjetor 2026 të shpallet zyrtarisht largimi i Huang nga drejtimi i kompanisë vlerësohet në 14%, ndërsa kjo përqindje arrin në 23% nëse afati zgjatet deri më 31 mars 2027. Për investitorët, shqetësimi kryesor mbetet e ardhmja e kompanisë pa njeriun që e ka kthyer Nvidia-n në një nga protagonistët kryesorë të revolucionit të inteligjencës artificiale.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)