Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/04/2026
Pas mbledhjes së kësaj të premteje, më 24 prill të kabinetit qeveritar, ministrat dolën njëri pas tjetrit për të komunikuar vendimet e marra.
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja tha se vendimi i parë që është marrë është për shpërblimet për sportistët elitarë.
“Me kënaqësi do doja të ndaja sot dy vendime që propozohen dhe që vijnë në qeveri me propozimin e ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. E para është më e rëndësishme, që është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe për trajnerët e tyre.”, deklaroi ministri, sipas të cilit skema e re do të ofrojë një mbështetje më të drejtë për disa disiplina.
Gonxhja shtoi se ky vendim i ri do ketë efekt nga muaji prill 2026. Mbështetja rritet sipas tij me 75% nga 40% që ishte.
“Për t’ju dhënë më shumë shifra, rritet me 75%, pra shkon nga 45% që ishte në 70% të masës së shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% nga 40 që ishte, masa e shpërblimit për trajnerët e sportistëve elitarë. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Për të dhënë një shembull ishte 3 mijë e 500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon në 5 mijë lekë të reja mbështetja në ditë. Pra ofrojmë një mbështetje më të madhe, garantojmë një skemë më të drejtë për të pasur një rritje të dinjitetit të sportit, për të pasur një promovim të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, flamur kombëtar në botë dhe për të motivuar gjithmonë e më shumë sportistë të cilët të bëhen sportistë elitarë, të kapin rekorde të larta dhe të luftojnë për rezultate sa më të larta.”, shtoi më tej Gonxhja.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)