Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shqipëria ndër vite ka pasur lojtarë të shumtë që kanë veshur fanellën, duke u kthyer në lojtarë që kanë kontribuuar prej vitesh, e njëkohësisht ka pasur edhe nga ata që kanë luajtur një herë apo edhe janë grumbulluar për të mos debutuar kurrë.
VLERAT E RRITURA PAS DEBUTIMIT- Rritja e vlerës së lojtarëve pas debutimit me Kombëtaren, është një tregues i drejtpërdrejtë i ndikimit që ka ekspozimi ndërkombëtar në karrierën e futbollistëve. Sipas të dhënave nga “Transfermarkt”, disa prej lojtarëve shqiptarë kanë përjetuar një rritje të ndjeshme të vlerës në treg menjëherë pas hedhjes së hapave të parë me fanellën kuqezi, duke u kthyer në ndër emrat më të vlerësuar në historinë e Kombëtares në këtë aspekt. Në krye të kësaj liste qëndron Marash Kumbulla, i cili pas debutimit të tij në vitin 2019 pa një rritje të menjëhershme dhe të fuqishme të vlerës në treg.
Ndërkohë, Arbnor Muja është një nga rastet më të fundit, duke përjetuar një rritje prej 1.5 milionë eurosh pas debutimit në vitin 2023. Nga 2.5 milionë, ai arriti në 4 milionë euro, duke reflektuar potencialin e tij në rritje, megjithëse prej vitesh nuk ka luajtur më me fanellën e Shqipërisë. Në këtë listë gjejmë edhe emra si Thomas Strakosha me një rritje prej 1.1 milionë eurosh, si dhe Azdren Llullaku dhe Arbër Hoxha me nga 800 mijë euro rritje secili. Po ashtu, Jahmir Hyka dhe Milot Rashica që tashmë luan për Kosovën, mbyllin këtë renditje me rritje prej 750 mijë eurosh dhe kjo është një listë me vetëm 10 lojtarë që kanë rritje.
ULJA E VLERËS PAS DEBUTIMIT- Jo të gjithë futbollistët përfitojnë nga debutimi me Kombëtaren pasi për disa lojtarë, ai moment nuk është shoqëruar me rritje në treg, por përkundrazi me një rënie të vlerës. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, ekziston edhe një listë e lojtarëve shqiptarë që kanë pësuar uljen më të madhe të vlerës pas ndeshjes së parë me fanellën kuqezi. Rasti më i theksuar është ai i Ivan Balliu, i cili pas debutimit në vitin 2017 pa një rënie të menjëhershme të vlerës nga 2 milionë euro në 1 milionë euro, duke humbur plot 1 milion euro.
Një rënie e tillë e konsiderueshme lidhet më shumë me ecurinë në klub sesa me paraqitjet në Kombëtare. Pas tij vjen Blerim Rrustemi, një rast më i veçantë, pasi vlera e tij prej 400 mijë eurosh para debutimit në vitin 2007 nuk u reflektua më pas në treg duke shkuar praktikisht në zero në të dhënat e mëvonshme, çka përbën një nga rëniet më drastike në këtë listë. Në vendin e tretë renditet Parid Xhihani, i cili nga 800 mijë euro para debutimit në vitin 2010 zbriti në 450 mijë euro, duke humbur 350 mijë euro në vlerë. Një trend i ngjashëm vihet re edhe te Anis Mehmeti, i cili pas debutimit në vitin 2023 pa një rënie prej 300 mijë eurosh, nga 1.5 milionë në 1.2 milionë euro.
Lista vijon me Vullnet Bashën dhe Berat Gjimshitin, të cilët kanë pësuar një rënie prej 250 mijë eurosh secili. Në rastin e Gjimshitit, kjo rënie është më tepër momentale, pasi më vonë ai u rikthye dhe u rrit ndjeshëm në vlerë, duke u bërë një nga shtyllat e mbrojtjes së Kombëtares. Ndërkohë, Igli Allmuça ka humbur 225 mijë euro nga vlera e tij, ndërsa Burim Kukeli dhe Valdet Rama kanë pësuar një rënie prej 200 mijë eurosh secili pas debutimit. Listën e 10 lojtarëve, e mbyll Agon Mehmeti, i cili gjithashtu regjistron një ulje prej 200 mijë eurosh, nga 900 mijë në 700 mijë euro. Kjo panoramë tregon se debutimi me Kombëtaren nuk është gjithmonë një garanci për rritje në treg. Ndryshe nga rastet e suksesit, këta lojtarë nuk arritën ta shfrytëzojnë maksimalisht ekspozimin ndërkombëtar për të rritur vlerën e tyre. Megjithatë, në disa raste, si ai i Gjimshitit, rënia rezulton të jetë vetëm e përkohshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)