play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Bonus “sheikësh” për Galatasaray

today13/03/2026

Background

Kualifikimi në çerekfinalen e Champions League do të jetë bujar për Galatasaray.

Nuk bëhet fjalë vetëm për bonus financiar të UEFA-s, por për një shpërblim të madh për futbollistët. Sipas mediave turke, presidenti i klubit, Dursun Özbek, u ka premtuar lojtarëve një bonus prej 5 milionë eurosh në rast se skuadra kualifikohet në çerekfinale, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë kundër Liverpool.

Përveç bonusit të brendshëm, Galatasaray do të përfitonte edhe financiarisht nga vetë UEFA. Nëse arrin çerekfinalet, klubi turk pritet të marrë rreth 12 milionë euro shpërblim nga rrugëtimi në këtë kompeticion.

Osimhen ishte vendimtar në fitoren 1-0. Ai krijoi aksionin nga një goditje këndi që përfundoi me golin e mesfushorit gabonez Mario Lemina, i cili mposhti me kokë portierin e Liverpoolit Giorgi Mamardashvili.

Para ndeshjes, sulmuesi 27-vjeçar përjetoi edhe një moment shumë emocional, pasi tifozët e Galatasarayt organizuan një koreografi të veçantë në nder të nënës së tij të ndjerë. Banderola u shfaq gjatë himnit të Champions League, ndërsa Osimhen u pa i përlotur në fushë.

Pas fitores, sulmuesi vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe mbeti optimist për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Anfield më 18 mars.

Sulmuesi nigerian ka qenë një nga figurat kryesore të Galatasarayt këtë sezon, me 7 gola dhe 3 asiste në Champions League dhe 11 gola e 4 asiste në kampionatin turk, duke arritur në total 18 gola dhe 7 asiste në të gjitha kompeticionet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *