play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Botërori, FIFA mendon shkurtim buxheti

today12/03/2026

Background

Organizimi i Kupës së Botës 2026 po përballet me një shkurtim të ndjeshëm të buxhetit operativ, që vlerësohet të kalojë 100 milionë dollarë. Vendimi vjen pas zërave për një tërheqje të Iranit nga gara dhe ka shtyrë FIFA-n t’u kërkojë zyrave të saj organizuese në vende të ndryshme, përfshirë selinë në Miami, të ulin shpenzimet, edhe pse të ardhurat e përgjithshme të turneut pritet të kalojnë 11 miliardë dollarë.

Turneu i vitit 2026 do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja. Për ciklin 2023–2026, FIFA kishte planifikuar rreth 1.1 miliardë dollarë shpenzime operative dhe një buxhet total prej 3.7 miliardë dollarësh, por tani disa prej këtyre shifrave po rishikohen në ulje. Shpenzimet operative përfshinin investime të mëdha në fusha të ndryshme: rreth 280 milionë për shërbime teknike, 159 milionë për transport, 145 milionë për siguri dhe 79 milionë dollarë për menaxhimin e kombëtareve pjesëmarrëse.

Përveç uljes së pagave, janë shkurtuar edhe disa role në sektorët e sigurisë, logjistikës dhe aksesueshmërisë, ndërsa burime të brendshme sugjerojnë se shkurtimet reale mund të jenë edhe më të mëdha. FIFA ka deklaruar se synon të riinvestojë mbi 90% të të ardhurave në zhvillimin e futbollit global.

Për ciklin aktual, organizata ka planifikuar rreth 12.9 miliardë dollarë investime, nga të cilat 11.6 miliardë janë të destinuara për projekte zhvillimi në futboll në mbarë botën. Megjithatë, organizatorët janë përballur edhe me kritika të forta për çmimet e biletave.

Sipas politikës aktuale, biletat standarde për fazën e grupeve fillojnë nga rreth 700 dollarë, ndërsa për finalen mund të arrijnë deri në 8.680 dollarë. Përveç kësaj, tarifat e parkimit variojnë nga 225 deri në 300 dollarë, dhe përdorimi i një sistemi dinamik çmimesh ka shkaktuar pakënaqësi të madhe mes tifozëve.

Tensione kanë lindur edhe me disa qytete pritëse, të cilat duhet të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kostove të sigurisë, ndërsa FIFA përfiton nga të ardhurat e biletave, të drejtave televizive dhe sponsorizimeve. Kompeticioni i kësaj vere, nga 11 qershori deri më 19 korrik, do të transmetohet LIVE dhe ekskluzivisht në televizionin kombëtar Klan.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *