play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

Me 82 vota kundër! Kuvendi “bllokadë” SPAK-ut për Ballukun, nuk autorizohet arrestimi

today12/03/2026

Background

Me 82 vota kundër, Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Të pranishëm në sallë ishin 128 deputetë dhe 47 deputetë të opozitës votuan pro kërkesës së SPAK. Gjatë seancës plenare PS dhe PD lexuan raportet e tyre.

Deputeti socialist, Ulsi Manja tha se Balluku nuk ushtron më asnjë funksion ekzekutiv qeveritar, çka do të thotë se masa personale ndaj saj nuk prodhon më asnjë efekt juridik real.

Ndërsa deputeti demokrat, Oerd Bylybkashi kërkoi që Kuvendi të japë autorizim për heqjen e mandatit të Ballukut.

Kryeministri Edi Rama dhe grupi parlamentar socialist argumentuan dy ditë me parë se nuk do të japnin arrest pa gjyq, lidhur me çështjen Balluku.

Rama e konsideroi të nxituar dhe pa argumenta masën e prokurorisë ndërsa nënvizoi se prezumimi i pafajësisë është viktima e reformës në drejtësi.

Kreu i qeverisë rikonfirmoi se Balluku do e vijojë angazhimin politik jo vetëm si deputete por dhe si drejtuese qarku në Fier, aty ku nën drejtimin e saj, kryeqyteti i socialistëve çon në parlament 12 deputete.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *