play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Mehmeti, lojtari më i shtrenjtë i kombëtares

today04/03/2026

Background

Anis Mehmeti është lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren shqiptare, pasi vlera e kartonit të tij në tregun e merkatos ka arritur shifrën e 14 milionë eurove.

Në këtë mënyrë, sulmuesi i Ipswich Town ka parakaluar Kristjan Asllanin, që e mbante këtë status në dy sezonet e fundit.

Në vendin e tretë janë dy sulmues me të njëjtën vlerë, Armando Broja dhe Mirlid Daku. Vlera në treg e dy lojtarëve është 10 milionë euro. Një vend nderi në “Top 5” ka Ernest Muçi, që kushton 9 milionë euro.

Sa i përket Mehmetit, vlera e tij ka ndryshuar ndjeshëm për 3 muaj, pasi në fillimin e Dhjetorit kushtonte 10 milionë. Performancat e tij pozitive me Bristol Sitin dhe së fundmi me Ipswich Town janë reflektuar edhe në çmimin e kartonit të tij.

Mehmeti ka arritur që të shënojë 10 gola në Championship-in anglez dhe të japë gjithashtu 8 asiste.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *