Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Bombardimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit kanë sjellë pasoja edhe në futboll. Në një deklaratë për mediat vendase, presidenti i federatës së futbollit të Iranit thotë se prezenca e tyre në Botëror është e vështirë.
Mehdi Taj thotë se vendimi iu takon instancave të futbollit, por pas këtyre sulmeve ata e shohin me skepticizëm pjesëmarrjen në eventin e këtij viti që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Irani është pjesë e grupit G të Botërorit dhe do t’i luajë 3 ndeshjet kundër Belgjikës, Zelandës së re dhe Egjiptit në SHBA.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani është larguar nga Teherani me ndihmën e klubit të Esteghalit, por kufirin e ka kaluar gjithashtu edhe Regi Lushkja, pjesë e skuadrës së Traktor Sazit. Ndërkohë që kampionati iranian, por edhe ai në Katar është ndalur për shkak të sulmeve të vazhdueshme.
Edhe Champions-i aziatik i ka shtyrë ndeshjet, ndërsa në rrezik është zhvillimi i “Finalisima” mes Argjentinës dhe Spanjës, i programuar për t’u luajtur më 27 mars në stadiumin Lusail të Katarit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)