Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, dëshiron që mbrojtësi Marc Guehi të lejohet të luajë në finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit.
Spanjolli mendon se klubi duhet t’u kërkojë organizatorëve të rishqyrtojnë rregullat e kualifikimit.
Rregullat e kompeticionit e bëjnë Guehi të mos lejohet të luajë në finale, pasi ai ishte aktivizuar më herët në turne për Crystal Palace dhe iu bashkua City-t pas ndeshjes së parë gjysmëfinale.
“Pse të mos luajë Guehi? Pse jo? Ne i paguajmë rrogën, ai është lojtari ynë! E blen një lojtar për shumë para dhe ai nuk lejohet të luajë për shkak të një rregulli që nuk e kuptoj. Shpresoj që ta ndryshojnë. I thashë klubit se duhet të kërkojmë! Shpresojmë që të mund të bindim drejtuesit e Kupës Carabao që Marc të luajë në finale!”, tha Guardiola, trajner i Manchester City.
Përballja e kompeticionit midis City-t dhe Arsenalit është planifikuar të zhvillohet më 22 mars.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)