Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today27/01/2026
Ardian Ismajli shqetëson trajnerin Silvinjo. Klubi i Torinos njoftoi se mbrojtësi kuqezi do të duhet të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë jo të pakët kohe, për shkak të një dëmtimi.
Ai ka një problem në muskulin e kofshës së djathtë dhe duhet të ndjekë një program individual që të rekuperohet sa më shpejt.
Më 26 maj, Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e Play-off-it, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Nëse gjithçka shkon mirë, 29-vjeçari do të jetë gati në fillim të muajit mars. Por trajneri Silvinjo dhe stafi i tij i tremben ndonjë ë papriture që mund të komplikojë situatën.
Ismajli është një nga lojtarët kyç të prapavijës kuqezi.
Por edhe trajneri i Granatave, Baroni, është i shqetësuar për shqiptarin.
Ai nuk do ta ketë të disponueshëm për takimin delikat ndaj Leçes së Rrahmanit dhe Berishës, me Torinon që kërkon të lërë pas humbjen 6-0 ndaj Komos.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)