Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ousmane Dembele është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA, për vitin 2025.
Pas “Topit të Artë”, sulmuesi i Francës ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm në aspektin individual. Ai ishte vendimtar në fitimin e Ligës së Kampioneve të PSG-së, që ishte për herë të parë në histori.

Në kategorinë e vajzave, si lojtarja më e mirë e vitit, u zgjodh Aitana Bonmati. Mesfushorja e Barcelonës e merr këtë çmim, për të tretin vit radhazi.
Në formacionin më të mirë të vitit, dominoi PSG-ja. Në skemën 4-4-2 ishin: Gianluigi Donnarumma; Achraf Hakimi, William Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes; Cole Palmer, Jude Bellingham, Vitinha, Pedri; Lamine Yamal, Ousmane Dembele.

Trajneri më i mirë i vitit u zgjodh tekniku i PSG-së, Luis Enrique, ndërsa në kategorinë e vajzave, u zgjodh trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman.
Portieri më i mirë i vitit u zgjodh Gianluigi Donnarumma. Ai ishte vendimtar me PSG-në, në fitimin e Ligës së Kampioneve. Në kategorinë e vajzave, çmimi për portierin më të mirë shkoi për Hannah Hampton të Chelsea.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)