play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Bajrami dhe Gjimshiti rigjejnë golin

today04/12/2025

Background

Nedim Bajrami është rikthyer te goli në kampionatin skocez. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u tregua i saktë nga penalltia në minutën e fundit të sfidës kundër Dandi Junajtid, për të barazuar shifrat në 2-2.

Ky ishte goli i tij i parë dhe ndeshja e parë që luajti 90 minuta që nga 16 gushti, pasi nuk ishte në planet e trajnerit të Rejnxhersit. Megjithatë, ai është shndërruar në njeriun kyç të ditëve të fundit.

Edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Italisë me skuadrën e Atalantës. Mbrojtësi goditi mjaft mirë me kokë brenda zonës për të zhbllokuar sfidën kundër Xhenoas.

Gjimshiti luajti vetëm 60 minuta, ndërsa bergamaskët fituan 4-0, duke siguruar biletën për në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *