Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Të premten do të mësohen grupet dhe rruga e Kampionatit Botëror 2026 në shortin që do të hidhet në Uashington.
Spanja konsiderohet si favorita kryesore për të triumfuar në eventin madhor të vitit të ardhshëm, sipas “Opta”, kompania që bazohet në statistikat dhe ecurinë e skuadrave.
Menjëherë pas “Furisë së Kuqe” renditet Franca me 14.1% shanse, ndërsa në podium është edhe Anglia, rivali i kuqezinjve në grupet eliminatore të Botërorit.
Triumfi i dytë radhazi i Messit me shokë nuk ka shumë probabilitet të ndodhë, edhe pse shanset ekzistojnë. Gjermania dhe Portugalia e Ronaldos kanë më shumë shanse për të ngritur trofeun sesa Brazili i Karlo Ançelotit, që sipas “Opta”-s ka vetëm 5.6% mundësi.
Edhe pse Italia ende nuk e ka siguruar kualifikimin dhe duhet të kalojë dy ndeshje në “Play-Off”, sërish konsiderohet një kockë e fortë në rast se siguron biletën për në Amerikë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)