Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Andorra-Shqipëri
FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)