Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Nuk ka qetësi për arbitrimin në Serinë A. Në qendër të polemikave është ndërhyrja e Yann Bisseck ndaj Giovane në ndeshjen Verona-Inter. Sipas “Corriere dello Sport”, kjo ndërhyrje ka ndarë në qëndrime trupën e arbitrave, mes atyre që e konsiderojnë të drejtë kartonin e verdhë të dhënë nga Doveri dhe atyre që mendojnë se duhej ndëshkuar me të kuq.
Për të marrë një vlerësim më të gjerë, dizenjatori Gianluca Rocchi ka dërguar rastin për shqyrtim në UEFA, e cila ka konfirmuar vendimin e gjyqtarit italian. Megjithatë, disa ekspertë theksojnë se interpretimi për “drejtimin e aksionit” nuk mund të jetë justifikim për ndërhyrjen e ashpër. Pavarësisht diskutimeve, Doveri është vlerësuar me notë të lartë nga Komisioni i Arbitrave.
Polemikat vazhdojnë edhe për rastin në Milan-Roma, ku pas penalltisë së pritur, gjesti i Saelemaekers është cilësuar si i papërshtatshëm. Sipas Komisionit të Arbitrave, ndërhyrja e arbitrit Guida ndaj tij nuk ishte e qëllimshme, por lojtari duhej ndëshkuar për sjellje jo sportive.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)