Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today04/11/2025
Në një takim të veçantë me futbollistë të rinj, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner.
Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet ku ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperienca e drejtimit të Kombëtares këto tre vite, gjatë bisedës me të rinjtë e Elite Youth Development Academy.
Braziliani kujtoi se ishte i zoti me këmbën e majtë, dhe kjo e ka favorizuar.
“Rreth moshës 15-16 vjeç u gjenda për herë të parë në një situatë ku nuk po luaja. Ky ishte moment që të bën të mendosh si mund të ecësh përpara. Në darkë qaja 5 minuta para se të flija, nuk më dëgjonte njeri, por të nesërmen, në orën 7 të mëngjesit, isha gati!”
Në fund, trajneri dha disa këshilla për kuqezinjtë e vegjël, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje dhe frymës së grupit në skuadër.
“Besoni te vetja juaj. Nëse duhet të qani, qani; nëse duhet të qeshni, qeshni; bëni më të mirën e mundshme. Ti nuk luan mirë të dielën sepse ke stërvitur mirë të shtunën; ti luan mirë të dielën sepse ke stërvitur 100 ditë njësoj. Ka ditë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është diçka njerëzore, por duhet të përgatitesh për ditën tjetër, pa u ankuar kurrë. Qëndroni afër me njëri-tjetrin, sepse në fushë njëri vrapon për tjetrin me më shumë kënaqësi. Këtë kërkojmë nga ekipi ne si staf.”
Në javët në vijim, djemtë e Elite Youth Academy do të kenë aktivitete të tjera të kësaj natyre, që do t’i ndihmojnë të formohen përtej futbollit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)