Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, ka reaguar në rrjetet sociale, pas “El Clasico”-s, ku ai reagoi ashpër ndaj zëvendësimit.
Në një postim të bërë, braziliani u kërkon falje tifozëve, ekipit dhe presidentit. Ndër të tjera, ai shkruan se gjithmonë dëshiron të fitojë dhe ndonjëherë pasioni e pushton.
Siç e kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua t’u kërkoj falje edhe një herë shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.
Ndonjëherë pasioni im mbizotëron. Gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson. Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë”, shkruan Vinicius.
Real Madrid fitoi në “El Clasico” nda Barcelonës, me rezultatin 2-1.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)