Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në Itali kanë shpërthyer sërish polemikat për gjykimin. Shkak është bërë penalltia e Napolit ndaj Interit, e cila i dha avantazhin kampionëve, në fitoren 3-1.
Përcaktuesi i gjyqtarëve në Itali, Gianluca Rocchi, ka konfirmuar se vendimi për dhënien e penalltisë ka qenë i gabuar.
“Ky është një incident shumë i veçantë ku kemi një problem të madh procedural . Arbitri mund të mos e ketë parë dhe në këtë rast ai ia komunikon më shumë VAR-it sesa asistentit, kjo është ndjesia ime, të cilën e kam edhe pasi fola gjyqtarin. Vendimi nuk është i saktë, nuk është penallti dhe do të donim një rishikim në fushë. Në një shkallë përgjegjësie, i ngarkoj shumë përgjegjësi asistentit, pjesërisht edhe gjyqtarit që fryn bilbilin dhe pjesërisht edhe VAR-it . I kam vendosur në një shkallë për ju bazuar në cilat janë përgjegjësitë sipas mendimit tonë”, tha ai.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)