play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës dhe vazhdon kryesimin, feston Elbasani

today24/10/2025

Background

Vllaznia ka fituar klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës, me rezultatin 3-1, në javën e tetë të Superiores.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Tabekou në minutën e 9-të. Megjithatë shkodranët përmbysën gjithçka shumë shpejt, me golat e Yago dhe Balajt në pjesën e parë.

Kastrati shënoi nga penalltia në minutën e 77-të, për të kompletuar fitoren. Me këtë sukses, Vllaznia mban vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e parafundit me 6 pikë.

Në duelin tjetër, Elbasani fitoi 2-1 ndaj Bylisit, në një ndeshje ku ballshiotët luajtën me 10 lojtarë për shumicën e kohës. Bruno u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25-të. Vetëm një minutë më vonë, Ibrahim zhbllokoi takimin. I njëjti autor shënoi edhe të dytin në minutën e 38-të.

Në fraksionin e dytë, golin e vetëm e shënoi Marku në minutën e 51-të, por nuk ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Bylis zbret në vendin e tetë me 6 pikë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *