Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Komisioni Disiplinor Sportiv nuk toleron aspak.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është pezulluar për një ndeshje dhe nuk do të jetë në stolin blaugrana gjatë El Clásicos së parë të sezonit 2025 kundër Real Madridit. Ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në “Santiago Bernabéu”.
Megjithëse këto rrethana konsiderohen si rënduese, ato nuk kanë ndikuar në kohëzgjatjen e pezullimit, që mbetet vetëm një ndeshje.
Gjithsesi, lajmet e mira për katalanasit vijnë nga infermieria. Sulmuesi Raphinha është rikthyer në seancat stërvitore dhe pritet të zbresë në fushë si titullar. Forma fizike do të ndikojë jo pak edhe në minutat e tij në fushë; gjithsesi, së bashku me Ferran Torres do të jenë të gatshëm për “finalen” e parë të kampionatit.
Në dyshim mbetet Andreas Christensen. Danezi ka kaluar një fazë problemesh me stomakun, duke shtuar dilemat e Flick mbi formacionin që do të hedhë në fushë kundër Real Madridit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)