Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Aktivizimi i Edon Zhegrovës në ndeshje, pavarësisht dyshimeve për problemet fizike, në minutën e 87-të të ndeshjes Juve–Borussia Dortmund arriti t’i bëjë për vete tifozët bardhezi në vetëm dhjetë minuta.
Ishte ai që dha shkëndijën për golin e 4–4 në minutën e 96-të me pasimin e shërbyer te Vlahovic pas një driblimi, që solli golin e Kellit.
Sportmediaset raporton se në takimin e së shtunës kundër Veronës, sulmuesi i krahut mund të jetë sërish në fushë, këtë herë më gjatë. Yildiz ka nevojë për një pushim, por do të ishte çudi ta shikoje Zhegrovën menjëherë titullar, një rrezik që Tudor nuk dëshiron ta marrë ende.
Për Zhegrovën, megjithatë, kthimi në fushë me vazhdimësi pas muajsh makthi është tashmë një fitore. Me vullnetin e tij, ai duhet të tregojë se vendin e titullarit e dëshiron dhe ta fitojë atë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)