Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Futbollistët e Kombëtares e kanë kaluar paraditen e së hënës duke analizuar kundërshtarin. Pikat e forta dhe të dobëta të Letonisë, por edhe çfarë ndodhi në sfidën e parë në Riga për të korrigjuar gabimet e bëra.
Stafi teknik po ndërton kështu strategjinë se si do të kërkohet fitorja në sfidën e nesërme në stadiumin “Air Albania”, ku deri më tani ka 14 mijë bileta të shitura sipas informacioneve nga FSHF-ja. Rreth 20% e vendeve do të qëndrojnë bosh për shkak të dënimit të FIFA-s, pas sfidës me Serbinë në Tiranë.
Përfaqësuesja letoneze vjen në këtë takim pas humbjes 1–0 në shtëpi me Serbinë, që tani ndodhet e dyta me 1 ndeshje më shumë për të luajtur se Shqipëria dhe 2 pikë diferencë. Kjo situatë e bën akoma më të rëndësishme fitoren e Kuqezinjve me Letoninë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)