Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Gjibraltari është pas krahëve, por sigurisht që nga miqësorja e luajtur ka mësime që duhen nxjerrë, për një pjesë të parë të vakët dhe rastet e krijuara me pikatore përpara portës. Megjithatë trajneri i Kombëtares është i kënaqur për të rinjtë.
“E thashë përpara ndeshjes që do të jetë e vështirë për t’u përgatitur. Bëmë mirë, kishim 3-4 lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë me ne. Provuam disa lëvizje, por sigurisht që nuk ishte shumë e lehtë kjo ndeshje.”
“Tani kemi 3-4 ditë për t’u stërvitur mirë përpara ndeshjes me Letoninë. Gjithçka është shumë e hapur në grup. Duhet të lëmë shpirtin në fushë edhe me ndihmën e tifozëve.”
Pavarësisht qarkullimit të topit, kuqezinjtë bënë vetëm dy goditje në kuadrat ndaj Gjibraltarit. Pjesa e dytë ishte disi më pozitive, ku Kombëtarja shënoi me penallti me Jasir Asanin, por shumë larg asaj që ekipi duhet të tregojë në fushë ditën e martë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)