Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dy vite ka zgjatur eksperienca larg Premier League për Granit Xhakën. Ashtu siç edhe pritej, 32-vjeçari me origjinë shqiptare ka vendosur të vazhdojë karrierën sërish në kampionatin më të fortë të globit.
Konfirmimi si futbollist i Sunderland tashmë është zyrtar, me Xhakën që, pasi ka provuar pothuajse të gjitha emocionet në fushën e lojës, ka firmosur për 3 vite me skuadrën që i mungonte elitës prej 8 vitesh. Në deklaratën e parë si futbollist i “Maceve të Zeza”, 32-vjeçari ka pranuar se kjo është sfida më e madhe e karrierës së tij.
Aventura me Arsenal, ku luajti mbi 225 ndeshje, ka lënë shije të jashtëzakonshme te Xhaka, duke qenë njohës i mirë i kampionatit anglez.
“Isha në Mbretërinë e Bashkuar për shtatë vjet më parë dhe e njoh mentalitetin. E njoh kampionatin dhe ajo që mund të prisni nga unë është shumë përvojë nga stile të ndryshme të futbollit evropian. Në një ekip, duhet një ekuilibër i mirë midis lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë. Ende nuk kam mbaruar, jam i uritur për të arritur shumë gjëra. Kam një mentalitet të fortë, si të punoj ditë pas dite për të arritur qëllimet që kemi në klub. Gjithashtu të ndihmojmë njëri-tjetrin duke dhënë ndjesinë e mirë me besim. Ky jam unë. Kjo mund të jetë sfida më e madhe e karrierës sime deri më tani. Por e pranova dhe dua ta tregoj këtë ditë pas dite dhe në fushë gjithashtu. Çfarëdo që të ndodhë, na duhet mbështetja e klubit nga tifozët, por ne do të japim gjithçka dhe shpresojmë se mund t’i arrijmë qëllimet tona.”
Kartoni i Granit Xhakës i kushtoi arkave të klubit anglez 20 milionë euro, me ish-futbollistin e Bayer Leverkusen që firmosi deri në verën e vitit 2028. Për të arritur te firma me kapitenin e Zvicrës, Sunderland fitoi garën me disa skuadra, si Inter, Milan, por edhe Juventus.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)