Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Napoli i ka hedhur sytë nga Anglia, për të forcuar repartin ofensiv. Dy emra me peshë po qarkullojnë: Jack Grealish i Manchester City dhe Federico Chiesa, i cili është në pronësi të Liverpoolit.
Të kaltrit e pëlqejnë Grealish, por operacioni është i ndërlikuar. Paga e tij aktuale prej gati 18 milionë eurosh në sezon është shumë e lartë për Napolin. Formula ideale është huazimi, ndërsa Manchester City duket i gatshëm që ta lërë të largohet, me anglezin që kërkon të gjejë një ekip me më shumë hapësirë.
Në të njëjtën kohë, Napoli nuk i lë mënjanë as opsionet italiane. Dan Ndoye i Bolognës është objektivi numër një, por kuqeblutë e lënë të lirë vetëm për 40 milionë euro.
Edhe më e ndërlikuar është ardhja te Ademola Lookman, i cili ka tashmë një marrëveshje me Interin dhe pret që Atalanta të mbajë premtimet e bëra vitin e kaluar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)