Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Niko Kovaç rikthehet sërish në Bundesligë. Tekniku ka arritur akordin me Borussia Dortmund, për të vijuar sërish karrierën në kampionatin gjerman.
Vendi vakand i lënë pas shkarkimit të Nuri Sahin plotësohet nga ish-kapiteni i Kombëtares kroate, teksa me verdhezinjtë ka firmosur deri në Qershorin e vitit 2026.
Përpos karrierës së tij si futbollist, Niko Kovaç, në cilësinë e trajnerit ka drejtuar më parë Kombëtaren e Kroacisë nga viti 2013 deri në 2015, si dhe klubet Eintracht Frankfurt, Bayern Munich, Monaco dhe Wolfsburg.
Trajneri 53-vjeçar udhëhoqi bavarezët drejt fitores së titullit të Bundesligës në vitin 2019. Me 26 pikë, Dortmundi renditet i 11-ti në Bundesligë, duke fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e tyre të fundit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)