play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Champions, një natë e paparë, 4 ekipe italiane synojnë “Top8”

today29/01/2025

Background
share close

Inter i mjafton një pikë për të kaluar në fazën direkt të Champions League, por Simone Inzaghi nuk preferon të bëjë llogari të tilla përballë Monaco, tekniku zikaltër kërkon të shmang çdo skenar të padëshiruar, për këtë arsye ndaj francezëve do të hedh në fushë formacionin e tij më të mirë. Nga minuta e parë pritet të zbres edhe Asllani:

“Kemi shansin për të mbyllur këtë fazë mes tetë ekipeve të para, do të ishte një rezultat i madh, por asnjë nuk ka përfunduar. Në këtë Champions po luajmë me agresivitet, është e vërtetë që kemi bërë pak gola, por kemi pësuar vetëm një. Calhanoglu? Më shumë mundësi të jetë në dispozicion për derbin”, u shpreh Inzaghi.

Ndryshe nga Inter, Milan është i detyruar të fitojë sot përballë Dinamo Zagreb për të shmangur fazën “play-off”. Për “djallin” situata është pak më e ndërlikuar pasi në horizont është derbi me Milan të dielën, por trajneri Conceiçao theksoi se nuk bën llogari:

“Nuk bëj asnjë llogari, shoh ndeshje pas ndeshje. Duhet të përqendrohemi tek takimi kundër Dinamo Zagreb, do të jetë e vështirë. Pasi fituam Superkupën, objektivi i radhës është të arrijmë mes tetë ekipeve të para në Champions. Jemi totalisht të përqendruar tek ky takim, nuk po mendojmë për derbin”, theksoi Conceiçao në konferencë për shtyp.

Pa “laps e letër” zbret në këtë sfidën të fundit të fazës së grupeve Juventus, kjo pasi “Zonja e Vjetër” është e detyruar të fitojë përballë Benfikës, por kualifikimi direkt nuk është vetëm në dorën e sajë:

  • foto galeri
  • foto galeri

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%