Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Barcelona ndodhet në një situatë kaotike, në lidhje me regjistrimin e lojtarëve. Gjykata ka vendosur kundër katalanasve, për padinë e bërë ndaj La Liga-s, në lidhje me çështjen e Dani Olmo.
Ky i fundit u afrua në merkaton e verës për 60 milionë euro nga Leipzig, ndërsa nga 1 Janari do të jetë lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë vetë skuadrën e re.
Gjykata vendosi në favor të La Liga-s, me shpjegimin se Barcelona nuk respekton rregullat e Fair Play Financiar në Spanjë.
Te skuadra spanjolle afati i fundit për të gjetur një zgjidhje është 31 Janari.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)