play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Dilemat e Sylvinho për Ukrainën

today18/11/2024

Background
share close

Gjendja fizike e Jasir Asanit është ajo që tremb për momentin kombëtaren shqiptare të futbollit. Ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë gjendjen fizike të sulmuesit të krahut, i larguar nga fusha pas gjysmë ore lojë në barazimin ndaj Republikës Çeke.

Një element që mban në ankth trajnerin Sylvinho. Braziliani duhet të rimodelojë repartin, pasi në rolin e Asanit nuk ka një futbollist me karakteristika të ngjashme të tij.

Maja e sulmit pritet të pësojë ndryshim nga ndeshja e së shtunës. Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi dhe i gatshëm për të kontribuar ndaj Ukrainës. 26-vjeçari besohet se do ulë në stol Indrit Tucin, tepër i konsumuar fizikisht në përballjen me Republikën Çeke.

Ndërkaq, pjesa tjetër merr konfirmime, duke përjashtuar ndonjë befasi të fundit. Në këtë mënyrë, Strakosha do të jetë në portë, teksa reparti i mbrojtjes me Balliun, Ajetin, Ismajli dhe Mitaj.

Mesi i fushës do formohet sërish nga Asllani, Ramadani dhe Laçi, ndërsa në të majtë të sulmit, Nedim Bajrami shihet sërish i favorizuar kundrejt Arbër Hoxhës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *