Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kombëtarja shqiptare zhvilloi edhe këtë të enjte, përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ka rënë “alarmi” për Ernest Muçin, i cili u stërvit pak minuta individualisht, por më pas u bashkua me pjesën tjetër të ekipit.
Fantazisti shfaqi probleme në stërvitjen e së mërkurës, por duket se ka qenë diçka momentale. Muçi do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Çekinë, ashtu si edhe pjesa tjetër e grupit të lojtarëve.
Sa i përket formacionit, boshti pritet të mbetet ai i ndeshjeve të fundit, ku kanë luajtur Asllani, Ramadani dhe Laçi. Mbrojtja është pak problematike, aty ku dy qendrat parashikohen Ajeti dhe Ismali. Në të majtë do të jetë Mitaj, ndërsa në të djathtë pritet Balliu.
Në qendër të sulmit, mund të ketë një balotazh mes Tucit dhe Uzunit, të dy janë në formë shumë të mirë. Nga krahët priten Bajrami dhe Asani.
Ndeshja Shqipëri-Çeki, do të luhet të shtunën më 16 Nëntor
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)