“Faleminderit djemve, faleminderit skuadrës për emocionet që i dhuruan popullit, faleminderit për këtë sukses duke u bërë pjesë e Euro2024. Sa herë që ukrainasit janë në vështirësi, nuk dorëzohen, luftojnë dhe fitojnë. Në momentin kur armiku kërkon të na shkatërrojë, tregojmë çdo ditë që ukrainasit ekzistojnë. Ukraina është dhe do të jetë”, u shpreh ndër të tjera presidenti me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

Ashtu si Shqipëria në 2016, edhe Gjeorgjia siguroi për herë të parë një biletë për në Evropian: “Shkruam historinë. Është një ditë e jashtëzakonshme, nuk mund të them më shumë se kaq”, u shpreh Kvaratskhelia, njeriu simbol i këtij kualifikimi. Ky sukses u festua gjatë në çdo cep të Gjeorgjisë, tifozët ishin në delir për këtë arritje historike.