Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/03/2024
Shqipëria mat forcat me Suedinë të hënën në stadiumin “Friends Arena”, në një ndeshje miqësore. Në prag të këtij takimi, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Tekniku është shprehur besimplotë se skuadra do ia dalë të reagojë, pas asaj asaj disfate ndaj Kilit.
“Miqësoret- E dinim që janë ndeshje të vështira. Pas kthimit në Tiranë, do të mendojmë për listën e Europianit.Ne kemi bërë rrugëtim të bukur, por tani na duhet të provojmë lojtarë. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë për Europianin. Është e paevitueshme të mendosh për listën e Europianit. Ne mendojmë si ekip, jo si individë. Sa i takon Suedisë, e donim përballë. Teksa po vinim këtu, pamë fotot në muret e stadiumit, aty kishte disa “ikona”. Është një skuadër e mësuar të luajë në Botëror dhe Europian.
Suedia- Duhet të punojmë si një skuadër. Duhet të përballojmë një ekip të nivelit të lartë. Kam parë një ekip të motivuar. Përballë kemi një ekip të vështirë, ashtu siç ishte edhe Kili. Mjafton të përmendësh. Të jeni të bindur se ekipi është i motivuar. Ne kemi bërë një fushatë kualifikuese jo të mirë, por shumë të mirë. Patjetër ka rëndësi ka edhe rezultati, ne na intereson që të provojmë lojtarë. Lojtarët janë në ankth për listën e Europianit, por i kam parë goxha të karikuar!
Ndryshimet- Nesër mund të ketë ndryshime për t’i dhënë më shumë mundësi lojtarëve. Ne kemi ekip të ri jo sa i përket moshës, por nga eksperienca. Kemi Asllanin, apo edhe Mitaj, që nuk kanë shumë ndeshje me Kombëtaren. Nuk është fokusi te 1 apo 2 lojtarë. Na duhet të marrim eksperiencë, nuk jemi krijuar prej 5-6 vitesh. Kemi lojtarë të ri, përshembull Mitaj është i frikshëm, ndërkohë që është vetëm 20-vjeç. Kemi Asllanin që po mëson shumë te Interi, këtu te ne është i shkëlqyer. Nuk është se mund të bësh 4-5 ndryshime. Nuk mund të hedhësh ekipin sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në klub i shikon mirë lojtarët, ndërsa në kombëtare nuk ke shumë kohë.
Mbrojtja? Nesër vendosim me stafin se kush do të luajë. Sa i përket ndeshjes me Kilin u mundëm 0-3, por ky është futbolli. Nuk mendoj se ishte rezultati i duhur. Ne fituam edhe me Çekinë në Tiranë 3-0, por ndoshta nuk ishte rezultati i duhur. Ndeshjen me Kilin duhet ta lëmë pas krahëve. Në kualifikuese, kemi qënë një nga ekipet me mbrojtjen më të mirë në Europë. Nuk është faji i mbrojtjes. Sa i takon situatës së lojtarëve, na duhet të shikojmë me kujdes për të marrë vendimet e duhura.
Broja në krahun e djathtë? E shikojmë nesër (Qesh).
Rreshtimi-Normale të provosh, por duhet të jem të bindur për ndryshimet që bëhen. Kur humbet, gjithmonë flitet për gabime taktike. Kur bëhen ndryshime, duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk bëhen ndryshimet vetëm sepse ke humbur një ndeshje. Varet shumë nga karakteristikat e lojtarëve. Ne i kemi dhënë mundësinë Laçit, Muçolit apo edhe të tjerëve
Analiza pas Kilit – Duhet të presim për të parë situatën e çdo lojtari, përpara se të vendosim formacionin. Janë pak ditë për t’u rekuperuar dhe për të analizuar sepse koha pas ndeshjes ndaj Kilit ishte shumë e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të keni kohë që të analizojmë siç duhet dhe të vendosim për Europianin. Sigurisht që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të bukur dhe duhet të kalojmë dhe këtë njëherë, për të bërë më pas analizën e duhur” – Tha ai.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)