Inter dhe Milan duhet të ruajnë këtë distancë, minimumi Interit i duhet deri në derbi një diferencë prej 13 pikësh, jo më pak. Interi ka mbyllur llogaritë me Evropën, por Milan dhe Roma janë ende në lojë. Në program është ndeshja mes tyre në Europa League, kjo ka bërë që drejtuesit e Serie A të plotësojnë kërkesën e dytë klubeve për të shtyrë ndeshjet respektive në javën e 33-të.
Në këtë javë parashikohet derbi i Milanos i cili do të luhet më 22 prill, mbetet vetëm për t’u zyrtarizuar. Në të njëjtën datë, të hënën, do të luajë edhe Roma me Bologna-n, për t’i dhënë mundësinë dy ekipeve të jenë më të freskëta për ndeshjen e kthimit në Europa League.
Post comments (0)