Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mercedesi ishte “flakë” në seancën e provave të lira që mbyllën edhe ditën e parë të sezonit të ri për Formula 1 2024.
Hamilton arriti performancën më të mirë në Bahrein, duke mbyllur xhiron pas një minute, 30 sekonda dhe 374 të mijta përpara se të niste provat e ritmit të garës.
Koha e dytë më e mirë për makinën tjetër të Mercedes, atë të drejtuar nga George Russel, që ishte vetëm 206 të mijtat prapa yllit Hamilton.
Fernando Alonso konfirmon gjendjen e mirë të Aston Martin duke përfunduar podiumin virtual me 286 të mijta nga kreu, teksa pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, i katërit, 395 të mijtat më ngadalë se Hamilton.
Nico Hulkenberg dhe Lance Stroll bëjnë një hap të mirë përpara dhe i paraprijnë pilotit tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa Sergio Perez vulos dhjetëshen e parë në renditje.
Seanca e tretë e provave të lira dhe provat zyrtare do të zhvillohen të premten, ndërsa Çmimi i Madh i Bahreinit është planifikuar për të shtunën në orën 16:00.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)