play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Presidenti Duka merr pjesë në homazhet e organizuara në nderim të legjendës gjermane, Franc Bekenbauer

today19/01/2024

Background
share close

Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franc Bekenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Bekenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Bekenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare.

U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Bekenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe”, – shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “Die Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%