Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për festat e fundvitit Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizoi një ditë ndryshe, dedikuar gëzimit të fëmijëve.
Një fshat i vogël u ndërtua në aeroport, si vend takimi mes fëmijëve dhe Babagjyshit ku ata hodhën dëshirat e tyre.
Me dhuratat në krahë, Babagjyshi trokiti derë më derë, duke i surprizuar që dëshira e tyre ishte bërë realitet.
Përgjatë muajit të fundit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hapur dyert për shumë fëmijë të qytetit që kishin kuriozitet të vizitonin aeroportin, por vizita më e veçantë ishte ajo e fëmijëve të jetimores ‘Zyber Hallulli’.
Vizita i mundësoi fëmijëve të njihini të gjitha pjesët e aeroportit, për të kuptuar se si funksionon në tërësi, që nga përgatitja e pasagjerëve për nisje e deri tek avionët apo tek njesitë e suportit të pistës.
Të gjithë fëmijët treguan shumë interes, duke pyetur dhe duke ndërtuar ëndrrat e tyre që pse jo, një ditë të jenë ata duke u i treguar aeroportin fëmijëve të ardhshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)