Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Për herë të parë që nga largimi nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka zbuluar arsyet e divorcit me kuqezinjtë duke thënë se në atë moment ishte vendimi më i mirë i mundshëm për të dyja palët.
“Kisha folur me presidentin përpara muajit maj. Të dy mendonim se kishte ardhur fundi i një cikli. Federata ishte rritur shumë dhe ne gjithashtu. Erdhi një moment kur palët e dinin që nuk kishin asgjë për t’i dhënë njëri-tjetrit. Duka është inteligjent. Ishte një marrëveshje e mirë mes palëve. E dinte sa të përkushtuar ishim në këtë aventurë”, tha Sylvinho.
“Bëmë të gjithë një punë të shkëlqyer. Arritëm suksese të mëdha duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në Europian. Për fatin tonë të keq apo të mirë kishim një grup të hekurt me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. E shijuam atë moment. Në edicionin e ardhshëm të Botërorit u renditëm pas Anglisë. Luajtëm në Play Off, por nuk ia dolëm dot në Poloni”, tha Sylvinho.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)