play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Merz i indinjuar me Schröder që festoi ditëlindjen e Putinit në Moskë: Është e pamoralshme

today09/10/2026

Background
share close

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar ashpër ndaj ish-kancelarit Gerhard Schröder, pasi ky i fundit festoi ditëlindjen e presidentit rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas qeverisë gjermane, një veprim i tillë është i papranueshëm, ndërsa përgjegjësinë për luftën në Ukrainë ia atribuon drejtpërdrejt presidentit rus.

“Putini është i vetmi përgjegjës për luftën”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Meier, gjatë një konference për shtyp në Berlin, duke përcjellë qëndrimin e kancelarit Merz.

Lajmi për takimin e dy politikanëve në Moskë u bë publik nga mediat gjermane, pas raportimeve nga Rusia. Kremlini konfirmoi se Putini kishte ftuar në shtëpinë e tij ish-kancelarin gjerman, të cilin e cilësoi si një “mik të vjetër”.

Schröder kishte udhëtuar drejt Moskës për t’u takuar edhe me punonjësit e rrjetit të hipermarketeve Globus, ku ai është anëtar i këshillit mbikëqyrës. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RBC, ish-kancelari mbajti një fjalim përshëndetës dhe më pas zhvilloi biseda me punonjësit me dyer të mbyllura.

Marrëdhëniet e Schröderit me Putinin kanë qenë prej kohësh objekt kritikash në Gjermani, veçanërisht pas nisjes së pushtimit rus në shkallë të gjerë të Ukrainës. Pavarësisht luftës, ish-kancelari gjerman ka udhëtuar disa herë drejt Rusisë dhe është takuar në disa raste me presidentin rus.

Në maj të vitit 2026, Putini e përmendi Schröderin si ndërmjetësin e tij të preferuar për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, një deklaratë që tregon se ish-kancelari gjerman vijon të ketë kontakte me Kremlinin, pavarësisht kritikave që ka marrë në vendin e tij.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *