Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Si shpesh herë në sezonet e fundit, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat.
Përtej rivalitetit historik, sfida merr një rëndësi të veçantë për gjendjen sportive të dy ekipeve, që kanë nevojë për pikë dhe një fitore që mund t’u rikthejë besimin.
Të dyja skuadrat kanë regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, një bilanc që tregon vështirësitë për të gjetur vazhdimësinë në kampionat.
Mbrojtjet janë kthyer në një nga pikat më të dobëta të dy rivalëve, pasi kanë pësuar respektivisht Tirana 9 dhe Partizani 10, që kanë ndikuar në rezultatet dhe kanë vështirësuar objektivat e tyre.
Bardheblutë ndodhen në mesin e tabelës, të gjashtët me 5 pikë pas kaq ndeshjeve, ndërsa të kuqtë pozicionohen në vendin e 7-të me 4 pikë.
Në këto kushte, derbi nuk është thjesht një përballje për prestigj dhe krenari mes dy tifozerive.
Për Partizanin dhe Tiranën, fitorja do të kishte vlerën e një kthese, si për pikët në klasifikim, ashtu edhe për moralin e skuadrës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)