Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/12/2023
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë së mërkurës dhe pjesës së parë të ditës së enjte Drejtoria e Përgjithshme Detare ka tërhequr vëmendjen për më shumë kujdes veçanërisht anijet e tonazhit të ulët.
Era fryn në drejtimin jug-juglindje me një shpejtësi prej 25 metra për sekondë, duke shkaktuar një det në forcën 7-8 bft dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.
Autoriteti detar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që veprojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë parasysh përkeqësimin e motit dhe të marrin masa për sigurimin e anijeve me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit parashikohet të jetë pas orës 12:00 të së enjtes, 14 dhjetor.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)