Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dhoma e Ulët e Parlamentit italian nisi sot diskutimet për miratimin e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, prezantoi me detaje marrëveshjen, para deputetëve, për të cilën tha se do të shërbejë si model zgjidhjeje për çështjen e emigrantëve edhe për vende të tjera europiane.
Sipas Tajanit, në Shqipëri do të vijnë vetëm dy kategori emigrantësh:
ata të cilëve u refuzohet azili, pasi vijnë nga vende të sigurta origjine
dhe ata që janë në proces riatdhesimi.
Tajani theksoi se në kampin e pritjes në Gjadër nuk do të dërgohen azilkërkues që kategorizohen si vulnerabël, siç janë fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Në fund të diskutimeve, protokolli për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë do t’i nënshtrohet votimit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)